ShSKUK: 114 pacientë në trajtim nga COVID-19

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading “Ambulance For Coronavirus” at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. – Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 114 pacientë.

Prej tyre, 36 janë të konfirmuar me COVID-19, 2 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 77 nën asistim të oksigjeno-terapisë.

“Në QKUK janë të shtrirë 75 pacientë: 1 pacient është në gjendje të rënduar, 19 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe 57 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 19 pacientë, 1 në gjendje të rëndë dhe Klinika e Pulmologjisë, 56 pacientë”, thuhet në njoftim.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 39 pacientë: 17 të konfirmuar pozitivë, 20  me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rëndë

“Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 6 pacientë, Spitali i Gjakovës, 1 pacientë, Spitali i Pejës, 18 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë dhe  Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Read Previous

Shqiptohen 387 gjoba për shkelje të masave antiCOVID-19

Read Next

Takimi Kurti-Vuçiq më 15 qershor