Abdixhiku i kërkon Kurtit shkarkimin e Rakiqit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar që Ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq të shkarkohet nga Kryeministri Albin Kurti për shkak të fyerjeve.

“Keni deklaratat të Ministrit ku e ofendon Kryeministrin dhe nuk ka fare reagim. Prej sot Kryeministri nuk mundet të funksionojë me njërin nga ministrat e tij dhe njëri nga ata dy nuk mund të jetë pjesë e një tavoline. Rendi është Kryeministri nëse ka guxim”, ka thënë ai në një tryezë të organizuar nga Lëvizja FOL.

Ndryshe Ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq e kishte quajtur hipokrit Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për shkak se ky i fundit kishte deklaruar se nuk do të ketë asosacion njëetnik. Kurti edhe në të kalurën kishte deklaruar se për çështje të ofendimeve ndaj tij nuk do të merr masa./GazetaSinjali/

Read Previous

138 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në Kosovë

Read Next

Nis takimi mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit