Sulm kibernetik ndaj Akademisë së BE-së, preken të dhënat personale

Komisioni Evropian zbuloi sot një incident të sigurisë kibernetike që përfshin të dhënat personale të përdoruesve të platformës së tij të mësimit online të Akademisë së BE-së, duke shkaktuar pezullimin e aksesit publik, transmeton Anadolu.

Qasja e publikut në platformë u çaktivizua pas incidentit dhe u morën masa për të kontrolluar, zbutur dhe kufizuar ndikimin. Raportohet se janë zbatuar kontrolle parandaluese, detektive dhe korrigjuese.

Incidenti mbeti nën hetim ndërsa akademia paralajmëroi për rreziqe të mundshme, përfshirë humbjen e të dhënave të përdoruesve, sulmet e shënjestruara të mashtrimit (spearphishing), keqpërdorimin ose imitimin e identitetit, mesazhet e padëshiruara (spam) dhe përpjekje të tjera për të fituar akses të paautorizuar në informacionin e përdoruesve.

Ai u bëri thirrje përdoruesve të Akademisë së BE-së të qëndrojnë vigjilentë ndaj e-maileve dhe mesazheve të dyshimta ose të padëshiruara dhe të shmangin ndarjen e informacionit personal me kontaktet e reja që u afrohen atyre në lidhje me platformën ose aktivitetet e ngjashme. /Anadolu Agency/

Read Previous

Britania teston IA-në për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

Read Next

Diego Simeone thyen rekordin historik në La Liga