Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka vlerësuar kundërshtarin, ka folur për mungesat në mbrojtje dhe gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të përballjes së së shtunës nga ora 15:00.
Trajneri gjerman është shprehur i kënaqur me punën e skuadrës në stërvitje, ndërsa ka konfirmuar se Kosova do të ketë disa mungesa në repartin defensiv, përfshirë Lumbardh Dellovën dhe Ilir Krasniqin.
“Jemi të gatshëm për ndeshjen ndaj Izraelit. Kemi punuar mirë dhe e kemi stërvitjen përfundimtare, do t’i stërvitim pjesët taktike. Kemi mungesa por kemi mjaftueshëm lojtarë në dispozicion. Ju besojmë atyre. Mund të ketë ndonjë befasi që mund të ftohet””, tha ai. /RTKlive