Gallapeni: Jemi shumë të motivuar për këto dy ndeshje

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni, është shprehur optimist për atmosferën brenda ekipit në prag të dy ndeshjeve të radhës, duke theksuar se futbollistët janë shumë të motivuar dhe se prurjet e reja kanë sjellë energji pozitive në grup.

Në konferencën për media para ndeshjes me Izraelin, Gallapeni ka vlerësuar edhe punën e bërë gjatë stërvitjeve, duke theksuar intensitetin dhe përkushtimin e lojtarëve në përgatitjet për këto dy përballje.

“Atmosfera është mjaftë e mirë duke marr parasysh që e dimë rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve, edhe lojtarët e rinj kanë sjellë energji shumë pozitive brenda grupit. Poashtu edhe stërvitjet kanë shkuar shumë mirë sepse ka pasur shumë intensitet, shumë dëshirë dhe motiv për këto dy ndeshje dhe shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv”, tha Gallapaeni.

Kosova fillimisht do të përballet me Izraelin më 14 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa më pas do të luajë ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve. /KosovaPress/

Read Previous

Presidentja Shiroka Pula: Kosova e sheh Belgjikën si partnere të rëndësishme në rrugëtimin e saj evropian

Read Next

Dogana e Kosovës identifikon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë