Protesta në Tiranë, blindohet kryeministria, mbi 2 mijë policë në terren, dronë dhe agjentë civilë
Studentët janë mbledhur në protestën e radhës. Tubimi i tyre ka nisur në orën 12:00, para Ministrisë së Arsimit.
Po ashtu, edhe Partia Demokratike ka thirrur qytetarët që të dalin në protestën kombëtare për të mbështetur studentët.
Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, raporton se për të mbarëvajtur protestën janë angazhuar mbi dy mijë efektivë të Policisë së Shtetit.
Kjo është protesta e 19-të e studentëve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë përgjatë gjithë këtyre ditëve ka ftuar studentët në dialog, ndërsa u ka bërë thirrje të distancohen nga aktet e dhunshme.
Ndërkohë, qeveria ka miratuar dhe masat ndëshkuese, për të gjithë ata persona që përfshihen në akte të dhunshme. /tvklan.al