Thierry Henry kundër deklaratave të Lisandro Martínez: Nëse ke diçka për të thënë, mos e bëj në televizion

Thierry Henry, legjenda e futbollit dhe tashmë komentator në CBS, kritikoi ashpër deklaratat e Lisandro Martínez ndaj drejtuesve të Manchester United, pas humbjes 2-0 kundër Atlético Madridit:

“Ndonjëherë lojtarët kritikojnë klubin për të detyruar largimin. Nuk po them se ky është rasti i Martínez, por ka ndodhur më parë. Nëse ke diçka për t’i thënë dikujt, thuaja në sy. Shko në zyrën e trajnerit dhe shpjegoja, pa dërguar mesazhe përmes mediave.

Nuk po mbroj drejtuesit e United. Politika e tyre e merkatos meriton kritika dhe ai ka të drejtë të jetë i zhgënjyer, por pse duhet ta bëjë publikisht pas një humbjeje? Nëse ke guximin ta kritikosh klubin para kamerave, duhet të kesh guximin edhe të përballesh me drejtuesit privatisht.

Kur një lojtar flet kështu, lind pyetja nëse dëshiron ta zgjidhë problemin apo po kërkon një rrugëdalje. Dhe të mos harrojmë fushën; Manchester United humbi 2-0. Martínez është mbrojtës dhe duhet të mendojë për mbrojtjen. Nuk mund të kërkosh përgjegjësi nga drejtuesit dhe njëkohësisht ta konsiderosh veten të paprekshëm.

Unë do të doja që Martínez të ulej në një dhomë me trajnerin dhe drejtuesit, për një bisedë të sinqertë. Nëse nuk bien dakord për vizionin, duhet të merret një vendim për të ardhmen e tij. Të thuash atë që mendon është një gjë, por duhet të kuptosh nëse dëshiron ende të jesh pjesë e klubit”. /Telesport.al/

Read Previous

Endrick: Do të luftoj çdo ditë për të qëndruar te Real Madridi

Read Next

Papa Leo XIV dhe kanceri i mushkërive te joduhanpirësit, çfarë duhet të dimë?