Pasi luajti vetëm 4 minuta në La Liga pas një dëmtimi, Endrick mori një votëbesim nga Mourinho, duke u aktivizuar në ndeshjen që Real Madrid, fitoi 4-3 kundër Roma, ku shënoi një gol vendimtar. Ky mund të jetë një moment kthese për sulmuesin brazilian.
Goli me kokë u duk pothuajse si një shenjë nga lart: “Isha në stol duke folur me Zotin dhe, kur u ktheva, po më thërrisnin të hyja në fushë,” rrëfeu ai pas ndeshjes në “Olimpico”, një takim që “los blancos” e fituan pas një përmbysjeje.
“Nuk e mendoja se do të hyja kaq shpejt. Dua të ndihmoj ekipin tim dhe trajnerin, si dhe të ndihmoj Real Madrid të fitojë ndeshje”, tha Endrick, që dha një mesazh të qartë lidhur me dëshirën e tij për të qëndruar në kryeqytetin spanjoll, pavarësisht zërave për një huazim të mundshëm.
Është përfolur se Roma dhe Milan kanë shfaqur interes: “Nëse nuk mund ta ndihmoj Real Madrid do të jem i pari që do të largohem. Të jesh këtu është e vështirë, por do të luftoj çdo ditë për këtë.”
Goli mund ta ndihmojë atë të përmirësojë pozitat në hierarkinë e vendosur nga Mourinho, i cili më parë e kishte lënë në stol: “Trajnerët bëjnë atë që është më e mira për lojtarin dhe për ekipin. Unë do të punoj çdo ditë për të ndihmuar skuadrën; këtë do të bëj gjatë gjithë karrierës sime.” /Telesport.al/