Irlanda: Shqipëria, progres në rrugën drejt anëtarësimit në BE
Një gjykatë gjermane ka dënuar dy burra për bashkëpunim me Iranin dhe planifikim të sulmeve ndaj personave proizraelitë në vend, transmeton Anadolu.
Gjykata e Lartë Rajonale në Hamburg ka dënuar një shtetas danez me origjinë afgane me tetë vjet e gjysmë burg dhe një shtetas afgan me katër vjet e gjysmë burg. Gjyqtarët kanë pranuar kërkesat e prokurorëve federalë ndërsa avokatët mbrojtës kishin kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm.
Gjykata konstatoi se është provuar që dy burrat, të cilët jetonin në Danimarkë, kishin vëzhguar persona proizraelitë në kuadër të një plani për vrasjen e tyre dhe kishin punuar për organizimin e një sulmi me zjarrvënie ndaj një dyqani me ushqime kosher në Berlin.
Sipas autoriteteve gjermane, i dyshuari kryesor kishte marrë urdhra drejtpërdrejt nga oficerë të Forcës Kuds, njësia e operacioneve të jashtme e Gardës Revolucionare të Iranit. Të dy të dyshuarit u arrestuan në Danimarkë vitin e kaluar, pas informacioneve të dhëna nga shërbimi danez i inteligjencës dhe më vonë u transferuan në Gjermani.
I dyshuari 54-vjeçar u arrestua në Aarhus gjatë verës së vitit 2025 ndërsa 43-vjeçari u vu në pranga në nëntor. /Anadolu Agency/