Çitaku: Jam e bindur se presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula, do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen.

Çitaku ka rikujtuar edhe momentin e zgjedhjes së presidentes, duke theksuar se ajo u zgjodh në këtë post nën brohoritjet “UÇK, UÇK”.

“Jam e bindur që presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen”, është shprehur Çitaku.

Deklarata e saj vjen në kontekstin e diskutimeve për Ligjin për Specialen dhe pritjeve lidhur me qëndrimin që presidentja do të mbajë ndaj tij. 

/GazetaSinjali/

Read Previous

24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Tre raste të dhunës në familje dhe dy raste me armë zjarri

Read Next

Barcelona barazon një rekord 102-vjeçar me dhjetë fitore radhazi