10 rekordet më të jashtëzakonshme të Lionel Messit me kombëtaren e Argjentinës

Ka ardhur momenti më pak i dëshiruar për argjentinasit dhe dashamirësit e futbollit. Lionel Messi, fituesi rekordmen i “Ballon d’Or” dhe i nominuar për edicionin 2026, ka mbyllur kapitullin e tij si futbollist dhe kapiten i Argjentinës.

Gjatë më shumë se dy dekadave, Messi jo vetëm fitoi trofetë më prestigjiozë, por vendosi edhe rekorde që duken të paarritshme:

1.Golashënuesi më i mirë i Argjentinës: 126 gola në 208 ndeshje, duke kaluar Gabriel Batistutën (56).

2.Golashënuesi argjentinas më i mirë në eliminatore: 36 gola në 72 ndeshje, kundrejt 19 të Hernán Crespos.

3.Asistuesi më i mirë: 67 asistime, duke kaluar Diego Maradonën.

4.Më shumë Botërorë të luajtur; 6 edicione.

5.Më shumë ndeshje në Botëror; 34, kundrejt 25 të Lothar Matthäus.

6.Më shumë minuta në Botërorë; 3055.

7.Kapiteni me më shumë ndeshje në Botëror; 27.

8.Më shumë fitore në Botërorë; 23.

9.Golashënuesi i dytë i historisë së Botërorëve: 21 gola, pas Kylian Mbappé (22).

10.Më shumë paraqitje me Argjentinën; 208 ndeshje.

Një epokë e jashtëzakonshme përfundon, por trashëgimia e Leo Messit do të mbetet e përjetshme. /Telesport.al/

Read Previous

A po afrohet përballja me Rusinë? NATO: Jemi gati të luftojmë menjëherë!

Read Next

Presidenti i Microsoftit: Inteligjenca artificiale ka rregulla sigurie më të dobëta se një lavatriçe