Avokati Skënder Musa: Me Ligjin për Gjykatën Speciale synohet drejtësi pa paragjykime

Avokati Skënder Musa e ka vlerësuar pozitivisht miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se synimi është garantimi i një procesi të drejtë gjyqësor.

Sipas Musës, ndryshimet synojnë kufizimin e fushëveprimit të Gjykatës Speciale, pa paragjykuar vendimet që do të merren nga trupi gjykues.

Ai ka theksuar se ndryshimet nuk ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrjen gjyqësore, por synojnë të krijojnë më shumë objektivitet për palët në procedurë.

Më 6 tetor, Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të dytë ndryshimet ligjore me 88 vota për.

Read Previous

Guimarães pas golit ndaj Leeds-it: Dua t’i shkaktoj “kokëdhimbje” Artetës

Read Next

OBSH: Një nga katër gra shtatzëna në Europë konsumon alkool