Bonni, qyteti i radhës në Gjermani që i bashkohet protestave për çlirimtarët

Të premten pritet të mbahet një protestë në Bonn të Gjermanisë, në kundërshtim me aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Protesta siç njoftoi platforma “Liria ka Emër”, do të nisë në orën 19:00, me moton “Jo në emrin tim”.

“Nesër Bonn, Gjermani – bashkë! Drejtësi për çlirimtarët!”, thuhet në njoftimin e LKE-së.

Kujtojmë se protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në disa qytete të tjera të Gjermanisë, përfshirë Dyseldorfin, Këlnin, Berlinin, Mynihun dhe Hamburgun. /Klankosova.tv/

Read Previous

IKD kërkon nga Shiroka-Pula t’i bëjë publike qëndrimet për disa çështje, përfshirë Gjykatën Speciale

Read Next

“Shqetësese përsëritja e rasteve të bllokimit të minatorëve”, kërkohet hetim dhe përgjegjësi