IKD kërkon nga Shiroka-Pula t’i bëjë publike qëndrimet për disa çështje, përfshirë Gjykatën Speciale
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka thënë se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk e zhbën institucionin porse siç thekson ai synon përmirësimin e tij që ka për qëllim vendosjen e drejtësisë.
Duke folur për ndryshimet e miratuara në Kuvendin e Kosovës dhe reagimet e ndërkombëtarëve, Tahiri ka deklaruar se kufizimi ka të bëjë me të drejtën e institucionit legjislativ.
“Ajo çka ka ndodhë në Kuvendin e Kosovës është shumë e thjeshtë. Është ndryshuar një ligj i cili vjen si rrjedhojë e shumë dështimeve në jo vetëm në procesin 6-vjeçar, mirëpo edhe në aspektin dhe qëllimin për çka është distancuar. Kufizimi ka të bëjë me të drejtën e Kuvendit të Kosovës. Ky kufizim nuk e zhbën, por e përmirëson një institucion i cili synon të ketë drejtësi. Vendimi është i plotfuqishëm, Kosova vazhdon rrugëtimin e vet, qëllimet institucionale dhe politike që i ka”, tha ai. /KosovaPress/