Ambasadori i Gjermanisë uron Shiroka-Pulën: Pres të punoj me ju për agjendën evropiane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph e ka uruar Justina Shiroka-Pulën për marrjen e postit të presidentes.

Ne letrën e tij drejtuar presidentes, ai ka thënë se Gjermania dhe Kosova gëzojnë partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm.

Ai ka thënë se mezi presin të punojnë bashkë për të çuar përpara agjendën evropiane të Kosovës.

“Gjermania dhe Kosova gëzojnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm. Ky bashkëpunim i ngushtë ka luajtur një rol kyç në promovimin e stabilitetit dhe zhvillimit në rajon. Mezi pres të punoj me ju për të çuar përpara agjendën evropiane të Kosovës”, thuhet në letrën e urimit.

Read Previous

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Read Next

OVL-UÇK i reagon BE-së: Amendamentet për Dhomat e Specializuara nuk shkelin detyrimet ndërkombëtare