Schuebel: BE-ja ka ofruar 3.7 miliardë euro ndihmë për Kosovën që nga viti 1999

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka zhvilluar sot takim me nënkryetarin e Këshillit të Investitorëve Evropianë, Visar Paçarada.

Gjatë takimit është diskutuar për përpjekjet e Këshillit për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, përmes dialogut të vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës, sektorit privat, Bashkimit Evropian, investitorëve nga vendet e BE-së dhe EFTA-s, si dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë.

Schuebel tha se Bashkimi Evropian mbetet ofruesi më i madh i ndihmës financiare për Kosovën.

“Me 3.7 miliardë euro ndihmë financiare të ofruar për Kosovën që nga viti 1999, BE-ja mbetet ofruesi më i madh i ndihmës financiare për Kosovën, duke mbështetur zhvillimin e saj dhe duke kontribuar në rritjen e saj ekonomike”, tha Schuebel.

Read Previous

Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK’në, vetetven e shtetin- Mesazh për ish-krerët, Kosova është pranë jush

Read Next

Kryetari i Gjykatës Administrative takon shefin e Zyrës Ligjore të Kampit Bondsteel