“Mike e çmuar” – Përparim Rama uron Presidenten Justina Shiroka-Pula

Kryetari i Prishtinës ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Republikës së Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, ai e ka cilësuar Shiroka-Pulën “mike të çmuar” dhe personalitet me dije e përvojë, duke i uruar suksese në detyrën e re.

“Kosova ka nevojë për unitet, guxim dhe institucione që japin rezultate. Uroj që mandati juaj të forcojë bashkëpunimin dhe besimin në të ardhmen e vendit”, ka shkruar ai.

Ai ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunim në cilësinë e kryetarit të Prishtinës.

“Si Kryetar i Prishtinës, e keni përkushtimin tim për të punuar së bashku për një Kosovë më të fortë dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar. Ju priftë e mbara, Presidente!”, thuhet në reagim.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kosova i shpëtoi zgjedhjeve të parakohshme – Ali Ahmeti: Interesi shtetëror mbi atë partiak

Read Next

Schuebel uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula