Veteranët falënderojnë popullin e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka falënderuar kategoritë e dala nga lufta dhe qytetarët për pjesëmarrjen dhe qëndresën e tyre në protestat në mbështetje të UÇK-së.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK ka vlerësuar kontributin e qytetarëve dhe të kategorive të dala nga lufta, duke theksuar se përmes protestës së përbashkët është synuar mbrojtja e vlerave dhe e figurës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Të nderuara kategori të dala nga lufta e UÇK-së, të nderuar qytetarë. Me qëndresën tuaj, duke protestuar, arritëm së bashku ta mbrojmë UÇK-në. FALEMINDERIT PËR SHËRBIMIN NDAJ ATDHEUT!”, thuhet në reagim.

Read Previous

Enver Hoxhaj uron Shiroka-Pulën dhe kërkon të jetë zë i fuqishëm për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Read Next

Justina Shiroka-Pula presidente e Kosovës: Ja çfarë shkruajnë mediat zvicerane