Berisha: Rama, fitime marramendëse nga tregtia e kontrabanda e armëve

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur sot më 6 tetor një konferencë për mediat.

Berisha hodhi akuza të rënda ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, duke thënë se përmes KAYO-s, në Shqipëri po zhvillohet kontrabandë armësh. Kryedemokrati vlerëson se përmes tregtisë së armëve, kryeministri ka pasur fitime marramendëse.

“Këtu është një personazh, që është implikuar në një mori aferash mafioze korruptive si përfaqësues i Edi Ramës. Rama po bën fitime marramendëse nga tregtia e kontrabanda e armëve. Kemi një skemë mafioze që është mbështetur fuqimisht nga Rama me ligje dhe vendime. Një biznesmen ka marrë deri më sot 45 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ky biznesmeni i janë dhënë prona të shumta. Ky grup shkon dhe plaçket prona të qytetarëve në Zall Herr. Ua marrin pronat familjarëve dhe thonë se janë të shtetit.

Edi Rama e ka ndërtuar këtë skemë korruptive e piramidale, në kurriz të shtetasve shqiptarë. Kompania e Ardi Veliut u bashkua me biznesmenin izraelit, duke i dhënë atij 80 përqind të aksioneve. Janë aksione që bazohen në prona shtetërore. Biznesmeni brenda natës u bë pronar i ndërtimeve që ekzistojnë në Shkozë, u bë pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit.

Kanë shitur kompani me kapital 1.5 euro. Gjithë rrjeti i kompanive është në kundërshtim me standardet e kompanive të kësaj fushe. Janë krijuar kompani me 1 euro, ku sipas ligjit, kompania në fushën e industrisë së mbrojtjes duhet të ketë miliona euro kapital. Këta kanë kriter vetëm që të vjedhin“, tha Berisha.

Kryetari i PD-së Berisha tha se vetë kryetarja e SHISH Vlora Hyseni ka pranuar se bashkëjetonte me biznesmenin R.Y dhe jo me Ergys Agasin. Sipas tij, SHISH praktikisht ishte një institucion i kapur nga biznesmenë e kriminelë.

Për kryedemokratin, në krye të skandalit qëndron kryeministri Edi Rama. Ai nënvizoi se në Shqipëri vidhet hapur, edhe pa tendera.

“Biznesmeni i huaj në fjalë blinte armë në vendet e Afrikës, i sillte në Shqipëri ku vendosnin etiketa shqiptare dhe i dërgonte më pas në Ukrainë.

Përfaqësuesit e atij vendi ia thonë haptazi se në shtetin ukrainas gjërat merren me tendera dhe jo siç bëjnë këta. Të gjitha këto skandale janë në bashkërendim me Edi Ramën. Aktiviteti i Ramës është një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë”, nënvizoi Berisha.

Opozita ka hedhur akuza ndaj kompanisë shtetërore KAYO, e cila është krijuar për të ‘ringjallur’ industrinë ushtarake shqiptare. Sipas PD, kompania në fjalë bën trafik armësh.

Biznesmeni R.Y, një vit më parë ka marrë 49% të aksioneve nga kompania TIMAK e A.P. KAYO në bashkëpunim me TIMAK kanë krijuar kompaninë bijë TIMAK Defence (për prodhim dhe përshtatje të automjeteve në bazë të nevojave të ushtrisë shqiptare) nga ku KAYO ka 20% të aksioneve, ndërsa TIMAK Defence 80%.

Në përgjime ai flet me një ukrainas me emrin Igor, të cilit i parashtron planet për tranzit armësh që do të prodhohen në Sudan apo Nigeri, ambalazhohen në Shqipëri e me destinacion Ukrainën. /tvklan.al

Read Previous

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Read Next

Spanja zgjat për herë të tretë kontrollet kufitare me udhëtarët nga Italia