Komandanti i FSK-së priti në takim komandantin e KFOR-it

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it, duke vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve dhe rëndësinë e koordinimit të përbashkët.

“Po ashtu u theksua rëndësia e vazhdimit dhe ngritjes së bashkëpunimit profesional dhe operacional, përmes angazhimeve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave dhe koordinimit ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vlerësoi rolin dhe kontributin e KFOR-it në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, duke riafirmuar përkushtimin e FSK-së për vazhdimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me KFOR-in.

Në fund Gjeneral Jashari, i uroi shëndet dhe suksese Gjeneralit Ulutaş me rastin e përfundimit të misionit të tij si KOMKFOR dhe marrjes së detyrave dhe përgjegjësive të reja në karrierën e tij ushtarake.

Read Previous

​Protesta gjithëpopullore, Jashari kërkon shfuqizimin e Speciales: Do të qëndrojmë këtu derisa të thirret seanca

Read Next

Franca teston raketën bërthamore M51.3, në sfondin e tensioneve me Rusinë