Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim.
“E votojmë Presidentin dhe e votojmë Projektligjin për Specialen, sepse të dyja janë pjesë e të njëjtit detyrim — t’i japim vendit institucione funksionale dhe vendimmarrje”, ka shkruar ai.
Sipas tij, shkuarja në zgjedhje e lëndon Hagën dhe Republikën.
“Do t’i bini pishman nëse veproni me këtë mllef e maraz prej foshnjorakësh politik”, ka shkruar tutje Qorrolli. /RTKlive