Llogaritë, Shqipëria e para me tre fitore

Kombëtarja shqiptare e ka vetë në dorë fatin e saj për të siguruar vendin e parë në grupin C1, çka do ta rikthente edhe një herë në Ligën B të Nations League dhe do t’i jepte të drejtën të luante në “Play Off”-in e Europianit 2028.

Pavarësisht humbjes në Helsinki, në rast se kuqezinjtë do të fitojnë tri ndeshjet e mbetura të grupit, duke nisur nga ajo e ditës së nesërme kundër San Marinos do të ngjiteshin në krye të grupit, duke parakaluar pikërisht Finlandën.

Situata do të vështirësohej në rast se kombinimet do të sillnin një barazim pikësh me Finlandën që për momentin kryeson me 7 të tilla.

Në atë rast duhet që kuqezinjtë ta mundin me dy gola diferencë skuadrën rivale në mënyrë qa parakalonin në renditjen e përgjithshme.

Por këto llogari do të bëhen pas ndeshjeve të së martës, kur do të zbresë në fushën e lojës i gjithë grupi që bën pjesë Kombëtarja shqiptare.

Kuqezinjtë do të presin në “Air Albania” ekipin e San Marinos dhe tri pikët janë detyrim për ta mbyllur sa më mirë këtë fazë të parë të Ligës së Kombeve.

Dy ndeshjet e fundit kundër Finlandës dhe Bjellorusisë do të luhen në muajin nëntor. /tvklan.al

Read Previous

Costa: Zgjerimi i BE-së, përparësi gjeostrategjike për Evropën

Read Next

Shefi i inteligjencës gjermane paralajmëron: Gjermania rrezikon konflikt të armatosur me Rusinë