“Java e së vërtetës” për Granit Xhakën, pritet vendimi që mund t’ia ndryshojë të ardhmen
Trajneri Luciano Spalletti ka pritshmëri të mëdha për Edon Zhegrovën.
Ylli i Juventusit shkëlqeu në të gjitha paraqitjet me Kosovën, ndërsa vëmendjen e mori të dielën në barazimin 1-1, ku përpos paraqitjes spektakulare edhe asistoi te goli i Fisnik Asllanit.
Spalletti së fundmi ka dhënë një intervistë për “Tuttosport”, ku ndër të tjera u pyet edhe për Zhegrovën.
“Zhegrova? Nëse mund ta kompletojë vetën edhe pak më shumë, do të shihni tjetër Zhegrovë. Ai mund të bëhet top lojtar”.
Ndër të tjera, Spalletti e pranoi se pendimi më i madh që kur mori Juventusin është që dështuan ta sigurojnë Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar.
“Që nuk e mbajtëm nivelin tepër të lartë që treguam thuajse tërë sezonin. Na kushtoi me mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve”.
“Ky do të jetë sezon i madh. Po përgatitemi dhe punojmë për gjëra të mëdha, nuk kemi opsion tjetër”.
Përndryshe, Juventusi në vikend do të jetë mysafir i Cagliarit./Telegrafi/
