Balje: Vota ime është pro ndryshimit të ligjit për Specialen

Mbështetje për miratimin e ndryshimeve ligjore për Dhomat e Specializuara në Hagë ka dhënë edhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje.

Balje ka deklaruar se vota e saj do të jetë pro ndryshimeve ligjore, duke theksuar se gjatë gjithë karrierës së saj politike ka mbështetur çështjet që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Po patjetër. Prej ditës së parë të karrierës kam përkrah çdo gjë nga UÇK-ja dhe kështu kam me vazhdu. Votën time e kanë për çdo iniciativë dhe normalisht edhe sot”, tha Balje.

Ndryshimet ligjore në lidhje me Dhomat e Specializuara në Hagë po kërkohen pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së me gjithsej 81 vite burgim. /tvsyrivision/

Read Previous

​Gucati u bën thirrje deputetëve ta votojnë ndryshimin e Ligjit për Specialen

Read Next

Kurti: Për Hagën na duhet strategji shtetërore e kombëtare