“Koalicioni Shqiptar” dorëzon listën zgjedhore në Serbi

“Koalicioni Shqiptar” ka dorëzuar listën e përbashkët zgjedhore në Komisionin Zgjedhor Republikan të Serbisë, ka bërë të ditur deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Pas dorëzimit të listës, Kamberi ka falënderuar aktivistët e partive politike për angazhimin e tyre, si dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës për mbështetjen.

Në reagimin e tij, ai ka theksuar se, pavarësisht dallimeve politike, shqiptarët duhet të bashkohen rreth çështjeve që i konsiderojnë të përbashkëta.

Sipas Kamberit, lufta kundër asaj që ai e cilëson si diskriminim shtetëror ndaj shqiptarëve duhet të shërbejë si pikë bashkimi për subjektet politike shqiptare.

Ai ka vlerësuar angazhimin për krijimin e një liste të përbashkët, duke e paraqitur atë si një përpjekje për përfaqësim më të unifikuar të shqiptarëve në procesin zgjedhor në Serbi.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ukraina po krijon “Starlink”-un e saj, Zelensky zbulon projektin

Read Next

Si lidhet Specialja me zgjedhjen e presidentit?