Sot protestohet në Mynih, Aachen, Lozanë e Malmö kundër vendimit të Speciales

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë paralajmëruar të mbahen sot në disa qytete të Evropës.

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se tubimet do të zhvillohen në Mynih, Aachen, Lozanë dhe Malmö, ku qytetarë nga diaspora pritet të mblidhen me moton “Jo në emrin tim”.

Në Mynih të Gjermanisë, protesta është planifikuar të nisë në orën 17:30, në Geschwister-Scholl-Platz. Ndërsa në Aachen, tubimi është paraparë të mbahet nga ora 14:00 deri në 17:00.

Tubim është paralajmëruar edhe në Lozanë të Zvicrës, duke filluar nga ora 15:00, ndërsa në Malmö të Suedisë protesta pritet të nisë në orën 14:00.

Sipas organizatorëve, këto protesta janë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga diaspora në vende të ndryshme, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Tubimet vijnë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me gjithsej 81 vjet burgim katër ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. /RTKlive

Read Previous

Robertson zbulon ndryshimin e madh mes Slot dhe Klopp

Read Next

​Deputetja e PDK-së kërkon nisjen sot të procedurës për Ligjin për Dhomat e Specializuara