Çitaku pret në takim Hofreiterin, kërkon mbështetje të shtuar nga Gjermania për Kosovën

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman, Dr. Anton Hofreiter dhe delegacionin e tij.

Në takim u diskutua për aktualitetin politik në Kosovë, integrimin euroatlantik dhe rëndësinë e anëtarësimit të vendit në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.

Ajo kërkoi mbështetjen dhe vëmendjen e shtuar të Gjermanisë ndaj Kosovës në këtë periudhë sfidash të vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.

Read Previous

Behrami: Ndërkombëtarët po përdorin standarde të dyfishta për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Read Next

Kurti publikon fotografinë me Trump: Kisha nderin ta takoj për herë të parë