Edon Zhegrova tregon synimin e madh pas qëndrimit te Juventusi
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se ndërkombëtarët po përdorin standarde të dyfishta në lidhje me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Behrami, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se në përmbledhjen prej 39 faqesh të aktgjykimit, fjala “UÇK” përmendet mbi 114 herë, ndërsa shprehja “përgjegjësi individuale” vetëm dy herë.
“Standardet e dyfishta të miqve tanë ndërkombëtarë! Në përmbledhjen prej 39 faqesh të aktgjykimit, fjala “UÇK” përmendet mbi 114 herë. Ndërsa shprehja “përgjegjësi individuale” vetëm 2 herë. Dhe megjithatë, miqtë tanë ndërkombëtarë po na thonë se bëhet fjalë vetëm për krime individuale. Për besë, marre”, ka shkruar Behrami.