Kurti pret Prattipatin, ZKM: “E uroi për formimin e qeverisë”, “diskutime për zhvillimet e fundit”

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Zyra e Kryeministrit tha se në këtë takim, Kurti pranoi urime nga Prattipati për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri.

Ndërsa, ZKM tha se Kurti e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin dhe shprehu mirënjohje për “mbështetjen e madhe, të vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës së Kosovës”.

“Krahas marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve si dhe mundësive për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të tyre, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik”.

Read Previous

“Prioritet të jetë Ligji për Dhomat e Specializuara”

Read Next

Behrami: Ndërkombëtarët po përdorin standarde të dyfishta për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së