Rama tregon ndryshimet në Kodin Penal: Nën 5 vite s’ka arrest me burg, telefonat e të akuzuarve do hapen vetëm me vendim gjykate

Kryeministri Edi Rama prezantoi ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, të cilat prekin masat e sigurisë, paraburgimin, sekuestrimin dhe kontrollin e telefonave dhe pajisjeve elektronike, përgjimet, marrjen në pyetje, privatësinë dhe informimin e personit nën hetim.

Një prej ndryshimeve kryesore lidhet me kufizimin e përdorimit të arrestit me burg. Rama deklaroi se gjykata duhet ta nisë vlerësimin nga liria dhe masat më të buta dhe jo nga paraburgimi.

“Procedimi penal duhet të nisë nga zanafilla e lirisë, jo nga burgu si zanafillë. Gjykata duhet të nisë nga liria, të shqyrtojë masat më të buta, të nisë nga arresti në shtëpi. Për veprat me dënim 3 vjet, nuk do të caktohen masa shtrënguese. Nën 5 vjet s’do të ketë arrest me burg”, deklaroi Rama, raporton TCH.

Sipas kryeministrit, me ndryshimet e propozuara nuk do të mjaftojë vetëm natyra e veprës penale për të justifikuar një masë sigurie.

“Natyra e veprës nuk do të mjaftojë më. Rreziku duhet të jetë konkret dhe aktual. Gjykata duhet të bëjë vlerësim të pavarur dhe, nëse kopjon argumentet e prokurorit, vendimi bëhet i pavlefshëm”, tha Rama.

Ai deklaroi gjithashtu se kontrolli mbi nevojën për vazhdimin e masës së sigurisë do të jetë periodik.

“Sa herë caktohet arresti, gjykata duhet të caktojë gjendjen pasurore. Çdo muaj prokurori duhet t’i raportojë gjykatës nëse arsyet e masës ekzistojnë”, u shpreh kryeministri.

Rama e konsideroi përdorimin e gjerë të paraburgimit një nga problemet që synon të adresojë paketa.

“Paraburgimi, që sipas Kushtetutës duhet të jetë masa e fundit, në Shqipëri është qendra. Kjo paketë është përgjigje konkrete ndaj problemit real. Paketa vjen si arkitekturë e vetme e koherente”, deklaroi ai.

Telefonat dhe pajisjet elektronike, kontroll vetëm me vendim gjykate

Ndryshimet e propozuara prekin edhe mënyrën e sekuestrimit dhe kontrollit të telefonave, kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike.

Rama tha se sekuestrimi i një pajisjeje nga policia apo prokuroria nuk do të nënkuptojë automatikisht të drejtën për të kontrolluar të gjithë përmbajtjen e saj.

“Ndryshimi i katërt vjen si domosdoshmëri për të mbrojtur jetën private në epokën teknologjike. Sekuestrimi i pajisjes nuk mund të jetë më në asnjë mënyrë për të parë dhe lexuar gjithçka. Për ta hapur duhet vendim i gjykatës”, tha Rama.

Sipas tij, edhe kur ndërhyrja bëhet për shkak të urgjencës, ajo duhet t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor.

“Në rast të urgjencës të përcaktuar nga ligji, veprimi vlerësohet nga gjykata. Çdo material i nxjerrë që nuk ka lidhje me hetimin duhet të asgjësohet”, deklaroi ai.

Përgjimet dhe jeta private

Rama tha se të njëjtat garanci do të aplikohen edhe për përgjimet, duke kufizuar përdorimin e materialeve që nuk kanë lidhje me objektin e hetimit.

“E njëjta gjë në lidhje me përgjimet. Duhet të shikohen vetëm ato që kanë lidhje me hetimet. Jeta private e njerëzve pa lidhje me veprën penale nuk mund të përdoret si instrument presioni apo për ushqim për mediat”, deklaroi Rama.

Sipas ndryshimeve të prezantuara, në procesverbal duhet të përfshihen materialet që lidhen me hetimin, përfshirë edhe ato që mund të jenë në favor të personit nën hetim.

Marrjet në pyetje regjistrohen me zë dhe figurë

Një tjetër ndryshim lidhet me dokumentimin e marrjes në pyetje dhe veprimeve kryesore procedurale.

Read Previous

Ambasadori amerikan kritikon ashpër nismën e BE-së për blerjen e armëve evropiane

Read Next

Arabia Saudite mohon takimin me zyrtarët izraelitë në Abu Dhabi