Fundi i një kapitulli, SHBA tërheq të gjitha trupat nga Iraku

Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr të gjitha trupat luftarake dhe forcat e mbështetjes logjistike nga Iraku, sipas një zyrtari të qeverisë irakiane.

Tërheqja ishte pjesë e një marrëveshjeje të arritur mes Irakut dhe SHBA-së në vitin 2024. Në vitet e fundit, rreth 2,500 trupa amerikane kanë qenë të dislokuara në Irak.

Forcat amerikane ishin të vendosura në Erbil, pranë aeroportit të Bagdadit dhe në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit.

SHBA dhe aleatët e saj nisën operacionet kundër Shtetit Islamik (ISIS) në Irak dhe Siri në vitin 2014. Grupi humbi territorin e tij në Irak në vitin 2017 dhe në Siri në vitin 2019, megjithëse qelizat e tij vazhdojnë të kryejnë sulme sporadike.

Tërheqja amerikane vjen në një periudhë të tensionuar për Irakun, ku sulmet ndaj forcave dhe objekteve amerikane janë shtuar gjatë konfliktit me Iranin.

Në Irak, përfundimi i tërheqjes pritet të shënohet me një festë zyrtare të quajtur “Dita e Pavarësisë”, ndërsa institucionet publike do të mbyllen për disa ditë.

SHBA pushtoi Irakun në vitin 2003 dhe rrëzoi regjimin e Saddam Husseinit. Pas tërheqjes në vitin 2011, trupat amerikane u rikthyen në vitin 2014 me kërkesë të qeverisë irakiane për të luftuar ISIS-in. /Telegrafi/

Read Previous

Shqiptarët protestojnë në Norvegji kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Read Next

Portugalia mposht Norvegjinë, Ronaldo nuk luan