Shqiptarët protestojnë në Norvegji kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Shqiptarë të mbledhur në Sandnes–Stavanger të Norvegjisë kanë protestuar kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Protesta është zhvilluar nën sloganin “Jo në emrin tim”, përmes të cilit pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.

Në aktivitet është bashkuar edhe Musa Ramaj, profesor i muzikës shqiptare në Norvegji.

Protesta është organizuar nga Art Shabanaj dhe Dardan Ramaj, ndërsa pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së dhe kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit.

Komuniteti shqiptar në Sandnes–Stavanger është mbledhur për të përcjellë mesazhin e tij përmes sloganit “Jo në emrin tim”, duke iu bashkuar kështu aktiviteteve të ngjashme të organizuara nga shqiptarët në diasporë pas aktgjykimit.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Mustafa shpjegon nismën e PDK-së për Specialen: Shkalla e tretë e gjykimit të kalojë në Kosovë

Read Next

Fundi i një kapitulli, SHBA tërheq të gjitha trupat nga Iraku