Kongresisti Latimer për takimin me Kurtin: Diskutuam si SHBA mund ta ndihmojë sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës

Kongresisti amerikan George Latimer ka bërë të ditur se është takuar në New York me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin thotë se ka diskutuar për mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund ta ndihmojnë Kosovën në çështjet e sigurisë dhe sovranitetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Latimer e cilësoi takimin si produktiv.

“Në New York pata mundësinë të takohem me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar se si Shtetet e Bashkuara mund ta ndihmojnë vendin e tij në sigurinë dhe sovranitetin e tij”, ka shkruar Latimer.

Ai bëri të ditur se takimi u përmbyll me pranimin e një koleksioni pullash përkujtimore, të cilat shënojnë 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara.

“Ishte një takim produktiv, i cili u përmbyll me dhurimin e një koleksioni pullash përkujtimore të 250-vjetorit, që simbolizojnë festimet e pavarësisë së vendit tonë, ndërkohë që ne mbetemi partnerë në luftën e Kosovës për pavarësinë e saj”, ka shkruar ai

Read Previous

Verdikti i Hagës, Haradinaj: Sa më shpejt duhet ta zgjedhim presidentin

Read Next

Mustafa shpjegon nismën e PDK-së për Specialen: Shkalla e tretë e gjykimit të kalojë në Kosovë