Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet mot me diell dhe vranësira.

Sipas parashikimit të IHMK-së, vranësirat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu, transmeton KosovaPress.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 23 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri në 4 metra në sekondë.

Read Previous

Ndalohen për 48 orë nëntë të dyshuarit për krime lufte

Read Next

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite deklarata për Aktgjykimin e Speciales