Rama, nesër mesazh për shqiptarët nga Aeroporti “Nënë Tereza”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të kthehet nesër më 27 shtator nga vizita e tij në Kombet e Bashkuara, në SHBA.

Kryeministria njoftoi mediet se Rama sapo të kthehet nga vizita, do u drejtohet me një mesazh shqiptarëve.

Rama do e përcjell mesazhin nga salla e shtypit në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Njoftimi për mediet i zyrës së shtypit të Kryeministrisë:

Nesër sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”.

Duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojmë nesër paradite. /ATSH/

Read Previous

​Instituti GAP: Mbi 250 mijë kosovarë morën leje qëndrimi në shtete të BE-së nga viti 2020 deri më 2025

Read Next

Mërgimtarët ngrihen në këmbë, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët