Dita e ndeshjes, Kosova kërkon rezultat pozitiv përballë Austrisë

Kosova sot, e diel, do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij cikli në Ligën e Kombeve, teksa në Vjenë përballet me Austrinë.

Takimi do të zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin madhështor Ernst Happel Stadion, që ka kapacitet prej 50,865 ulësesh.

Të dyja skuadrat e kanë nisur me fitore këtë cikël dhe synojnë të vazhdojnë me rezultat pozitiv. Kosova në ndeshjen e parë e mposhti Irlandën me rezultat 1-0, duke marrë tri pikë të rëndësishme, ndërsa Austria ishte më e mirë se Izraeli dhe po ashtu e nisi aventurën me fitore me rezultat 3-1.

Foda Kosova

Për Kosovën kjo është një sfidë dukshëm më e vështirë, sidomos duke pasur parasysh se luan në një nga stadiumet më të mëdha të Austrisë. Megjithatë, triumfi ndaj Irlandës i ka dhënë Kosovës besim para kësaj përballjeje, ndërsa skuadra e Franco Fodës synon të tregojë se mund të përballet denjësisht edhe me një kundërshtar të nivelit të Austrisë.

Në anën tjetër do të jetë Austria e drejtuar nga Ralf Rangnick, një trajner me përvojë të madhe në futbollin ndërkombëtar dhe evropian.

Rangnick ka ndërtuar një Austri që njihet për intensitetin, presionin e lartë dhe lojën dinamike, ndaj Kosova do të ketë përballë një kundërshtar që pritet ta kërkojë kontrollin e ndeshjes që nga minutat e para.

Ernst Happel Stadion pritet të jetë në qendër të vëmendjes nga ora 18:00, kur Kosova dhe Austria do të përballen në një duel që mund të ketë peshë të madhe në garën për kreun e grupit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Read Previous

Dita Botërore e Turizmit

Read Next

​Instituti GAP: Mbi 250 mijë kosovarë morën leje qëndrimi në shtete të BE-së nga viti 2020 deri më 2025