SPAK ka urdhëruar kontroll në banesën e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Kontrolli është zhvilluar mëngjesin e së martës në Tiranë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe në bazë të një vendimi të GJKKO-së. Sipas raportimeve, është autorizuar edhe kontrolli personal i Prodës.
Aksioni është pjesë e një hetimi të SPAK-ut, në kuadër të të cilit ka dalë edhe emri i ish-kreut të Policisë së Shtetit. Deri tani, prokuroria nuk ka bërë publike detaje të plota për objektin e hetimit apo pozitën procedurale të Prodës.
Raportimet mediatike bëjnë të ditur se kontrollet janë shtrirë edhe në banesat e personave të tjerë.
Pak orë pas kontrollit, Proda është paraqitur në ambientet e SPAK-ut.
Ilir Proda ka drejtuar Policinë e Shtetit deri në mars të vitit 2026, kur u largua nga detyra.