​Diaspora sot në këmbë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në Vjenë, Munih dhe Cyrih, do të ketë sot tubime nga shqiptarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, bën të ditur platforma “Liria ka Emër”.

Sipas njoftimit, këto tubime mbahen pas atyre të shumta që u mbajtën në Kosovë pas vendimit dënues që iu shqiptuan Dhomat e Specializuara në Hagë ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Një protestë u mbajt dje në Prishtinë me shumë pjesëmarrës, ndërsa tubim u organizua edhe në mbrëmje për të tretën natë radhazi në kryeqytet.  /KosovaPress/

Read Previous

Thirrje për kujdes e dezinsektim pas regjistrimit të vdekjes së parë nga virusi “Nili Perëndimor”

Read Next

Marine Le Pen paralajmëron Luftën e Tretë Botërore