Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në disa zona nuk përjashtohen reshje të dobëta shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së premtes, në zona të kufizuara mund të ketë ndonjë rigë shiu.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga nëntë deri në 13 gradë Celsius.
Gjatë ditës, temperaturat maksimale do të arrijnë nga 23 – 27 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.
Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi nga një deri në katër metra në sekondë.