​Dënimi për ish-krerët në Hagë, Kabashi-Ramaj: Kanë qenë 24 orët më të rënda për kombin shqiptar

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi- Ramaj ka vlerësuar se 24 orët e fundit, janë ndër më të rëndat për kombin shqiptarë, pas vendimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo tha se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe duhet të sigurohet që e gjithë bota ta njoh si të tillë.

“Kanë qenë 24 orët më të rënda për kombin shqiptarë, jo vetëm për Kosovën. Bashkëndjejmë me familjet e çlirimtarëve, me të gjithë qytetarët, me veteranët, me të gjithë djemtë e vajzat që kanë luftuar për çlirimin e vendit tonë. Kemi pasur luftë të drejtë dhe duhet të sigurohemi që bota mbarë të vazhdoj me mbajt të tillë”, tha ajo. /KosovaPress/

Read Previous

​Hamza: Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme

Read Next

Joseph: Serbia, Rusia e Kina do ta shfrytëzojnë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së kundër Kosovës