Kroacia: Haga s’e ndryshon kontekstin e luftërave, as faktin se populli i Kosovës ishte viktimë

Ministria e Jashtme e Kroacisë përmes një reagimi zyrtar kanë thënë se janë në dijeni të aktgjykimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së.

“Kroacia merr në dijeni aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ky është një aktgjykim jo përfundimtar dhe ne nuk dëshirojmë të paragjykojmë rezultatin përfundimtar të procedurës”, thuhet në reagim.

Kjo ministri thotë se ky aktgjykim s’mund ta ndryshojë kontekstin historik të luftërave dhe faktin se Kosova dhe popullsia e saj kanë qenë viktima të regjimit të Millosheviçit.

“Në të njëjtën kohë, ky aktgjykim nuk e ndryshon kontekstin historik të luftërave në Kosovë, e as faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të kryera nga regjimi i Millosheviçit”, thuhet në reagim.

“Përgjegjësia individuale e personave të caktuar nuk mund të shërbejë si bazë për relativizimin e këtyre krimeve, e as për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, përfundon reagimi. /KosovaPress/

Read Previous

​Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani: Në ç’emër flet Gjykata Speciale kur populli i Kosovës proteston?