Barcelona gjen alternativën e Julian Alvarez, gati oferta prej 50 milionë eurosh

Barcelona po përgatit një ofertë për sulmuesin e Club Brugge, Nicolo Tresoldi, në rast se dështon transferimi i objektivit kryesor, Julian Alvarez. Sipas gazetarit Gerard Romero, katalanasit mund të nisin lëvizjen për 22-vjeçarin gjatë javës së ardhshme.

Barcelona është në garë me kohën për të siguruar një numër nëntë të ri përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës, ndërsa Tresoldi është shfaqur si një nga alternativat kryesore të klubit.

I lindur në Cagliari dhe me origjinë gjermane e italiane, Tresoldi aktualisht aktivizohet te Club Brugge, ku ka shënuar 26 gola në 61 paraqitje.

Përpara transferimit në Belgjikë, sulmuesi ka luajtur për Hannoverin, me të cilin ka zhvilluar 80 ndeshje, kryesisht në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Sipas Romero, Tresoldi është duke pritur mundësinë e një transferimi te Barcelona. Megjithatë, Club Brugge pritet të kërkojë të paktën 50 milionë euro për kartonin e tij.

Katalanasit kanë shqyrtuar edhe disa alternativa të tjera për Alvarez, mes tyre Lautaro Martinez, Viktor Gyokeres dhe Luis Suarez. Tashmë, Tresoldi duket se është shndërruar në një opsion serioz për drejtuesit e Barcelonës

Mosha e tij, profili fizik dhe aftësia për të shënuar gola e bëjnë sulmuesin gjerman-italian një kandidat tërheqës për repartin ofensiv të skuadrës së Hansi Flick.

Barcelona ka përfunduar tashmë transferimin e Jesse Bisiwut nga Club Brugge gjatë kësaj vere dhe mund t’i rikthehet klubit belg për një tjetër lojtar, nëse nuk arrin të realizojë transferimin e preferuar për Julian Alvarez. /Telegrafi/

Read Previous

Tkurrja e Danubit nga nxehtësia ekstreme zbulon trupin e një flote të mbytur naziste dhe objekte antike

Read Next

Nga thatësira te përmbytjet: Si po ndryshon klima dhe çfarë do të thotë për bujqësinë e Kosovës