TikTok paguan 400 milionë dollarë për të zgjidhur akuzat e SHBA-së mbi mbledhjen e të dhënave personale të fëmijëve

Image: NBC news

Platforma e videove të shkurtra TikTok ka rënë dakord të paguajë 400 milionë dollarë për të zgjidhur akuzat e SHBA-së mbi mbledhjen e të dhënave personale të fëmijëve, tha dje Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

”Marrëveshja nuk përfshin pranimin e shkeljes”, tha departamenti, duke treguar ndër të tjera ndryshimin në pronësi të biznesit të TikTok në SHBA dhe një rishikim të praktikave të tij të privatësisë.

Departamenti i Drejtësisë paditi TikTok në vitin 2024 nën presidentin e atëhershëm Joe Biden, duke akuzuar platformën se u lejonte fëmijëve nën moshën 13 vjeç të krijonin llogari pa pëlqimin e prindërve.

Departamenti argumentoi se TikTok kishte shkelur në këtë mënyrë ligjin e privatësisë së fëmijëve në SHBA.

Platformat online në SHBA përgjithësisht vendosin një moshë minimale prej 13 vjeç për shkak të rregullave.

Megjithatë, fëmijët mund të anashkalojnë kufizimet duke futur një datë lindjeje të rreme dhe kritikët kanë akuzuar prej kohësh kompanitë e teknologjisë se nuk kanë bërë mjaftueshëm për t’i ndaluar ata.

Presidenti Donald Trump miratoi një marrëveshje sipas së cilës shumica e aksioneve në biznesin amerikan të TikTok u transferua në një kompani të re të mbështetur nga investitorë amerikanë në fillim të vitit 2026.

Marrëveshja siguroi të ardhmen e TikTok në SHBA pas rreth një viti pasigurie.

Sipas ligjit amerikan, pronari ByteDance me seli në Kinë ishte i detyruar të hiqte dorë nga operacionet e tij në SHBA që aplikacioni të vazhdonte të operonte në vend. ByteDance mbetet në kontroll të TikTok diku tjetër në botë. /ATSH-DPA/

Read Previous

Lewis Hamilton: Pres që gjysma e dytë e sezonit të jetë më pozitive

Read Next

Policia e Kosovës: 83 aksidente e 2541 gjoba trafiku brenda 24 orëve