61 raste të reja të trajtuara nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave brenda një jave
Mesfushori ofanziv i Trabzonsporit, Ernest Muçi, ka sakrifikuar dhe ka rrezikuar shumë të enjten mbrëma në ndeshjen evropiane.
25-vjeçari është duke u shëruar nga një lëndim muskulor, por ka luajtur për të dhënë kontribut për skuadrën turke në duelin ndaj Ferencvaroshit hungarez.
Trabzonspori humbi 1:0 në shtëpi, në ndeshjen e parë të plejofit për inkuadrim në Ligën e Evropës.
Mesfushori i Shqipërisë luajti nga minuta e 64-t, pasi turqit ishin në kërkim të rezultati pozitiv.
“Muçi, i cili pritej të ishte jashtë fushës për dy javë për shkak të lëndimit muskulor, mori përgjegjësi para ndeshjes evropiane. Ylli me numrin 10, i cili ka bërë vetëm një stërvitje, u inkuadrua në pjesën e dytë. Pasi hyri në fushë, Muçi luajti në krahun e djathtë, por pavarësisht tentimeve, nuk arriti të shënojë”, ka shkruar të premten mediumi turk “Milliyet”.