Kurti: Pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’i sjellim një president të ri
Këngëtarja kolumbiane Shakira ka siguruar një donacion fillestar prej më shumë se 1 milion eurosh për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kolumbinë.
Shakira vizitoi Quibdon, kryeqytetin e rajonit Chocó, një nga zonat më të prekura nga tërmeti me magnitudë 7.4. Në këtë rajon janë dëmtuar pothuajse 200 shkolla, duke vështirësuar rikthimin e nxënësve në mësim.
Gjatë vizitës, këngëtarja pa nga afër dëmet në objektet shkollore dhe u takua me nxënës, mësues e drejtues lokalë për të diskutuar nevojat e komunitetit.
Ajo theksoi se rindërtimi i shkollave duhet të mbetet prioritet edhe pas përfundimit të fazës fillestare të emergjencës.
Donacioni është siguruar përmes një bashkëpunimi mes Shakirës, Live Nation, FIFA-s dhe CAF-it, ndërsa fondet do të menaxhohen përmes fondacionit të saj Fundación Pies Descalzos.
Mjetet financiare do të përdoren për rindërtimin e shkollave dhe krijimin e kushteve që fëmijët të rikthehen sa më shpejt në klasa./KultPlus.com