Kurti: Pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’i sjellim një president të ri
Monaco ka njoftuar ndërprerjen me marrëveshje të përbashkët të kontratës me mesfushorin Paul Pogba.
“Pasi së bashku arritën në përfundimin se objektivat e vendosura fillimisht ishin realizuar vetëm pjesërisht, Monaco dhe Paul Pogba kanë vendosur, përpara ndeshjes së parë të sezonit të ri, ta ndërpresin kontratën që ishte paraparë të zgjaste deri në qershor të vitit 2027”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Klubi dëshiron t’i shprehë mirënjohjen e sinqertë fituesit të Kupës së Botës 2018 për besimin që pati ndaj institucionit dhe për profesionalizmin maksimal që tregoi gjatë qëndrimit të tij në Monaco”.
Pogba gjithashtu reagoi pas vendimit, duke falënderuar presidentin e klubit dhe bashkëlojtarët.
“Dua ta falënderoj presidentin dhe drejtuesit, bashkëlojtarët e mi, të gjithë anëtarët e stafit dhe çdo tifoz që besoi tek unë”.
“Përfaqësimi i këtij klubi dhe i Principatës ishte një përvojë e jashtëzakonshme. Monaco është një klub fantastik dhe, megjithëse nuk luajta aq shumë ndeshje sa shpresoja, do të jem gjithmonë mirënjohës për mundësinë që pata për t’i veshur ngjyrat e tij. Daghe Munegu!”.
Pavarësisht rikthimit pas pezullimit për doping, aventura e Pogbas te Monaco nuk arriti të marrë hov për shkak të problemeve të vazhdueshme me dëmtimet.
Madje, francezi së fundmi pësoi edhe një tjetër dëmtim në muskujt e pasmë të kofshës gjatë përgatitjeve parasezonale./Telegrafi/