​Këta janë hendbollistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në “Taranto 2026”

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka publikuar listën e lojtarëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Kjo do të jetë hera e parë që Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll merr pjesë në Lojërat Mesdhetare, të cilat këtë vit zhvillohen nga 21 gushti deri më 3 shtator.

Për shkak të obligimeve me klubet e tyre, shumica e lojtarëve të Kombëtares A nuk do të jenë në dispozicion për këtë ngjarje. Në listën e Ostlundit dominojnë lojtarët e Kombëtares U20, ndërsa janë përfshirë edhe disa reprezentues të ekipit A, kryesisht futbollistë që aktivizohen në klubet vendore.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë më 23 gusht, kur do të përballet me nikoqirën e grupit, Italinë. Dy ditë më vonë, më 25 gusht, kundërshtar do të jetë Egjipti, ndërsa më 27 gusht Kosova do të luajë ndaj Portugalisë

Pas ndeshjeve të grupit do të zhvillohen edhe përballjet për përcaktimin e plasmanit përfundimtar.

Lista e Kosovës për “Taranto 2026”:

  • Olt Kabashi – KH Besa Famgas
  • Granit Kadiri – KH Vëllaznimi
  • Amar Muqolli – Al Arabi (Qatar)
  • Drijon Istrefi – Halden Topphandball (Norvegji)
  • Arbios Mushkolaj – KH Deçani
  • Suad Pajaziti – Füchse Berlin (Gjermani)
  • Jon Muqolli – KH Besa Famgas
  • Enis Kuleta – KH Prishtina
  • Atdhe Basholli – HSG am Hallo Essen (Gjermani)
  • Gent Bajrami – KH Kastrioti
  • Përparim Kuçi – KH Prishtina
  • Egzon Gjuka – KH Deçani
  • Matej Thaqi – RK Varazdin (Kroaci)
  • Jon Vokshi – KH Besa Famgas

Në “Taranto 2026” do të paraqitet edhe Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e vajzave. /KosovaPress/

Read Previous

Kush e vrau Tupac? 30 vite pas vdekjes së ikonës, gjyqi hap kapitullin më të errët të hip-hopit

Read Next

A mund ta ngadalësojë kafeja plakjen? Shkencëtarët zbulojnë një proteinë kyçe