Kufizime në autostrada për automjetet mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoio se të hënën (17 gusht) do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit me mbi 20 tonë.

“Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. /KosovaPress/

Read Previous

Gjermani – CDU/CSU në pikën më të ulët në gati 5 vite, AfD kryeson me 8 pikë diferencë

Read Next

Lumbardh Dellova asiston, Amedspori e nis me fitore nën urdhrat e Besnik Hasit