Trump: SHBA-ja mund ta shpallë së shpejti Hormuzin territor amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund ta shpallin së shpejti Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së, në një deklaratë të fortë që rrit më tej tensionet me Iranin.

Trump tha se Irani po pëson një humbje të rëndë dhe se Uashingtoni do të vazhdojë presionin ndaj Teheranit. Ai pretendoi gjithashtu se SHBA-ja ka vendosur një “barrierë prej çeliku” dhe se kalimi i anijeve në ngushticë do të varet nga vendimi amerikan.

“Shumë shpejt do ta deklarojmë Ngushticën e Hormuzit territor të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.

Deklarata është kundërshtuar nga pala iraniane. Zëvendësministri iranian i Jashtëm, Kazem Gharibabadi, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit ka qenë, është dhe do të mbetet iraniane.

Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret detare më të rëndësishme për transportin global të naftës dhe çdo përshkallëzim rreth saj mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për tregjet energjetike dhe sigurinë në Lindjen e Mesme. /RTKlive

Read Previous

Bastisje në Zubin Potok, Policia konfiskon armë, municion dhe pajisje ushtarake

Read Next

​Gjenden mbetje mortore edhe të tre personave në veri