Instagram ndryshon logon pas 10 vitesh

Gjiganti teknologjik Meta ka prezantuar zyrtarisht logon e re të platformës Instagram, duke shënuar ndryshimin e parë vizual të saj në dhjetë vitet e fundit.

Drejtori i Instagramit, Adam Mosseri, njoftoi përmes një postimi ndryshimin e emrit tregtar (wordmark), duke shpjeguar se stili i vjetër nuk kishte ndryshuar prej një dekade.

Sipas tij, versioni i ri është më i pastër dhe modern, ndërsa ruan thjeshtësinë dhe elementet artistike që e kanë karakterizuar gjithmonë aplikacionin.

Ndërkohë, ikonat e tjera, përfshirë atë të kamerës me ngjyra të ndryshme, kanë mbetur të pandryshuara.

Megjithatë, reagimet kritike dhe ironitë në rrjetet sociale nuk vonuan.

Shumë përdorues vunë re menjëherë se shkronja “r” në logon e re të stilizuar ngjan lehtësisht me shkronjat “z” ose “u”, ndërsa shkronja “s” duket si një “a”.

Kjo bëri që komentuesit të ironizonin se emri i ri mund të lexohet si “Instagzam”, “Instagwam” (siç do ta shqiptonte një fëmijë i vogël), apo edhe “Instaguam”.

Read Previous

A ka jetë në Mars? Fotoja e NASA-s po bën xhiron e rrjetit, një krijesë e çuditshme duket sikur lëviz mbi sipërfaqen e Planetit të Kuq

Read Next

Kosova me 163 sportistë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026